Kompanitë e ndërtimit vitin e kaluar kanë shpenzuar 11,123 miliardë denarë për materiale ndërtimi dhe energji

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 20:57

Kompanitë e ndërtimit vitin e kaluar kanë shpenzuar 11,123 miliardë denarë për materiale ndërtimi dhe energji

Subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore vitin e kaluar kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë prej 11,123 miliardë denarë, që është 5,9 për qind më shumë se në vitin 2021, përcjll FLAKA.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në vlerën e përgjithshme të materialeve ndërtimore dhe energjisë së konsumuar, pjesëmarrjen më të madhe e ka grupi i materialeve lidhëse me 4,183 miliardë denarë ose 37,6 për qind, pasuar nga grupet Materiale për përforcim dhe fiksim me 1,433 miliardë denarë (12,9 për qind), Karburanti i konsumuar me 1,336 miliardë denarë (12 për qind), etj. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 20:57
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.