Kompanitë ende nuk e përdorin mjaftueshëm faktoringun si instrument financiar
Ndërgjegjja tek kompanitë për përdorimin e faktoringut si instrument financiar është mesatarisht e vogël dhe ende ekziston rezistencë për pranimin e tij.
“Ky instrument është veçanërisht i përshtatshëm për kompanitë e orientuara për eksport – sepse i mundëson që të shesin prodhimet me shtyre të pagesë, ndërsa rrezikun e pagesës e ndërmerr faktorin e firmës.
Bëhet fjalë për instrumentin financiar me të cilin një kompani i shet kërkesat e saj nga blerësit në firmën faktor, ndërsa më pas ajo i paguan kërkesën e debitorëve.
Suzana Dimovska-Tunteva nga “Faktor tras” SHPKNJ Shkup thotë se qëllimi i tyre është që të rritet ndërgjegjja tek kompanitë për përdorimin e këtij instrumenti financiar.
Sipas saj, kohën e fundit po rritet interesi i kompanive për përdorimin e këtij instrumenti financiar.

