“Kompanitë ndërtimore në RMV bëjnë prerjen e drurëve, sepse kanë llogari t’i paguajnë gjobat”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2023 20:24

“Kompanitë ndërtimore në RMV bëjnë prerjen e drurëve, sepse kanë llogari t’i paguajnë gjobat”

Kur satelitët që i shfrytëzon Google do ta fotografojnë vendbanimin e Shkupit Miçurin, në incizime do të ketë dhjetëra drurë më pak prej asaj që shihet tani. Në vend të tyre do të shihet vrimë e madhe ose ndoshta themele betoni. Por, të paktën, për shkak të kësaj, në arkën e Qytetit të Shkupit do të ketë 1.800 euro më shumë, shkruan “Prizma” në analizën e saj më të re.

Muajin e kaluar u rrëzua një prej tre ndërtesave të vjetra dykatëshe në Miçurin, të ndërtuara për punëtorët e ish fabrikës për përpunim të perimeve që ka funksionuar atje. Ashtu sikur edhe rasteve të kaluara, ajo do të zëvendësohet me shumëkatëshe  të re, që do të jetë së paku dy herë më e gjerë në bazë. Në kushte të këtilla, thjeshtë nuk do të ketë hapësirë për oborr rreth ndërtesës, ku do të qëndronin drurët që atje janë rritur me dekada.

“Këto drurë nuk ishin të rëndësishëm vetëm për kujtimet nostalgjike të disa shkupjanëve të vjetër ose për shkak të dëshirës së aktivistëve për zhvillim urban më human që të ketë sa më shumë gjelbërim në qytet. Mbijetesa e tyre është, gjegjësisht duhej të garantohej me Ligjin për Gjelbërim Urban që në vitin 2018-të e votoi Kuvendi i Maqedonisë. Megjithatë, ashtu sikur edhe rasteve tjera, kompania ndërtimore kishte leverdi më shumë që drunjtë t’i pret dhe ta paguan gjobën maksimale, se sa të humb hapësirë ndërtimore për shkak tyre”, shkruan “Prizma”.

Në ligj shkruan se drurët, pa dallim nëse janë në tokë private ose shtetërore nuk guxon të prehen pa miratim nga personat profesional të Qytetit të Shkupit dhe se prerja lejohet nëse druri është i vjetër, sëmurë, jostabil, dëmtuar nga kushtet klimatike, nëse ka rrezik që të shkaktojë dëm ndaj hapësirë përreth dhe ngjashëm. Për prerjen e drurit të shëndoshë dhe stabil personi përkatës gjobitet.

Inspektorët komunal gjithsej kanë shqiptuar gjithsej 13 gjoba për prerje të palejueshme të drurëve në tre vitet e kaluara. Pesë prej tyre në lartësi prej 800 deri në 1.800 euro, kanë qenë kundër ndërmarrjeve ndërtimore, dy kundër institucioneve publike, ndërkaq gjashtë të tjera kundër qytetarëve të cilët janë gjobitur me nga 50 euro për largim të drurëve të shëndoshë nga oborret e tyre.

Dënimin prej 1.800 euro, shkruan “Prizma”, një kompani ndërtimore do ta mbulojë me shitjen e një deri në 1 metër katror të hapësirës banesore, sipas çmimeve aktuale. Nga ana tjetër, nëse duhet të respektohet ligji, do t’i kushtonte shumë më shumë. Për shembull, nëse kompania e lë një dru dhe për atë duhet të largohet 3 metër katrorë, do të humb hapësirë banesore në vlerë prej mbi 30 mijë eurosh, pasi që tërheqja nuk do të ishte vetëm në katin përdhes, por në të gjitha katet tjera. Nëse parcela ka pesë-gjashtë ose më shumë drurë, humbjet do të mateshin me qindra mijëra euro.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2023 20:24

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare