Kompensimi për aftësinë e kufizuar, 2 nisma në Kushtetuese, MPS pret vendimin e tyre

Redaksia
By Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:59

Kompensimi për aftësinë e kufizuar, 2 nisma në Kushtetuese, MPS pret vendimin e tyre

Gjykata Kushtetuese do të diskutojë të mërkurën e ardhshme rreth kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit të kontestuar në ligjin për kompensim sipas aftësisë së kufizuar.

Instituti për të Drejtat e Njeriut nga Shkupi dhe një qytetar nga Prilepi kanë dorëzuar tashmë  nismë në Kushtetuese për nenin 44 të Ligjit për Mbrojtje Sociale, sipas të cilit kompensimi për shkak të aftësive të kufizuara, mund ta realizojnë personat nga mosha 26 deri në 65 vjeç.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka pranuar rekomandimet e avokatit të popullit, por pret edhe vendimin  përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese do të veprojë sipas të njëjtit.

Redaksia
By Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:59