KOMRA: Të vërtetohet informacioni mbi varrezën masive në Medvegjë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 20:01

KOMRA: Të vërtetohet informacioni mbi varrezën masive në Medvegjë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Koalicioni për KOMRA-n iu bënë ftesë organeve kompetente të Serbisë që ta vërtetojnë saktësinë e informacionit mbi ekzistencën e varrezës masive në Medvegjë, rreth 30 metra nga rruga Leskovc – Prishtinë, 1,5 km nga kalimi kufitar Mutivodë, në zonën tokësore të sigurisë në drejtim të Kosovës, rreth 300 metra në largësi nga njësitë e KFOR-it.

“Sipas informatave të pranuara, me mesazhin se është fjala  „mbi kontributin në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur“, në atë lokacion, gjatë ndërtimit të objektit për nevojat e policisë, në muajin shtator të vitit 2001, me anë të ekskavatorit ushtarak janë gërmuar dhe thyer katër trupa të cilët kanë qenë të varrosur në një vend të pa shënjuar pranë rrugës Leskovc – Prishtinë. Në njërën këmbë të thyer kishte mbetur një atlete e bardhë e markës „Nike“, kurse janë gjetur edhe çizme të kuqe të fëmijëve, xhinse, dorashka të gomës dhe një pjesë e pëlhurës së burë, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, Koalicioni për KOMRA bën të ditur se policia civile, e cila ka qenë e vendosur në kontejnerë në drejtim të një shtëpie të vjetër në afërsi të rrugës i ka ndërprerë gërmimet e mëtejme, ndërsa një polic me anë të ekskavatorit i ka futur nën dhe pjesët e trupit dhe gjërat e gjetura dhe e ka rrafshuar dheun.

“Në afat prej 40 minutash, me një “Mercedes” të zi, në lokacionin e varrezës masive ka arritur gjenerali Vlladimir Llazareviq dhe bashkë me te edhe Stojan Konjikovac, shef i Shtabit të br.mt. 549, kurse pas tyre dy xhipa me ushtarë në uniforma të zeza dhe në “martina””, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas KOMRA-s, gjenerali serb Llazareviq, i gjykuar para GJNPJ për krime kundër njerëzimit, gjenerali i pensionuar Konjikovac, si dhe ish-shefi i sigurimit të br.mt. 549, Miljan Veliçkoviq i kanë në dispozicion të dhënat për vendin nga Kosova, prej nga trupat janë transportuar në Serbi, si dhe lidhur me atë se çfarë ka ndodhur më tutje me trupat, nëse ato janë zhvendosur diku tjetër ose janë shkatërruar.

Koalicioni për KOMRA-n u bënë ftesë individëve, të cilët i kanë në dispozicion të dhënat dhe informacionet mbi varrezat masive dhe shkatërrimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës që të paraqiten dhe të ndihmojnë që të ndriçohet fati edhe i 10.281 personave të zhdukur nga koha e luftës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 20:01