Komuna e Bogovinës. Ja rezultatet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 11:55

Komuna e Bogovinës. Ja rezultatet

38 vendvotime, 38 kuti të numëruara dhe 100 % vota përpunuara. Këto janë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e së dielës në komunën e Bogovinës, njofton Observeri.

Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve ka qenë 28.307 ndërsa votuan 10.170 qytetarë. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 138, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 10.032.

Në bazë të rezulltatit, Besnik Emshi ka fituar 6.336 vota kundrejt Nebi Rexhepit i cili mori 3.696. Këto rezultate nxjerrin fitues Besnik Emshi i cili mori besimin për të drejtuar Pushtetin Lokal në Vrapçisht në katër vitet e ardhëshme. Observeri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 11:55

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare