Komuna e Shtipit dhe e Aerodromit presin inspektim nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Grupi i këshilltarëve i VMRO DPMNE-së në Këshillin e Komunës së Shtipit është në pritje të mbikëqyrjes inspektuese nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, pasi mbrëmë ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski ka paralajmëruar për komunat Shtip dhe Aerodrom, për deklaratat solemne me Republikën e Maqedonisë, e jo me emrin kushtetues Republika E Maqedonisë së Veriut, përcjell FLAKA.
Koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO DPMNE-së, Dushko Ivanov tha për MIA-n se do të dinë se çfarë të bëjnë më tutje nga vendimi i inspektimit.
“Nëse deklaratat solemne të cilat i dhanë 13 këshilltarët e VMRO-DPMNE dhe një këshilltar i Së Majtës deklarohen si jo valide, asgjesohen, si dhe kryetari i Këshillit, i cili është betuar, n♪ atë rast, ata do të ankohen para Gjyaltës së Apelit”.
Ivanov ka theksuar se do të presin mbikëqyrjen, pas së cilës do të flasin. Mbikëqyrja inspektuese deri në orët e mëngjesit nuk ka arritur në Komunën e Shtipit, thonë nga shërbimet komunale.
Këshilltarët e LSDM-së që u larguan nga seanca konstituive janë të mendimit se është shkelur Kushtetuta dhe betimi, si dhe vendimet pas saj janë të pavlefshme dhe do të presin interpretimin zyrtar ligjor të këtij rasti. FLAKA