Komuna e Vevçanit, banorët: Ndërtimet pa leje prishen në mënyrë selektive

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:24

Komuna e Vevçanit, banorët: Ndërtimet pa leje prishen në mënyrë selektive

Banorët e komunës së Vevçanit kanë reaguar për prishjen e ndërtimeve pa leje, pasi vlerësojnë se prishja bëhet në mënyrë selektive.

Nga dhjetëra kafene në këtë komunë, vetëm për njërën prej tyre u mor vendimi të prishet dhe ajo është kafeneja e vajzës së ish kryetarit të komunës.

Pronarët e kafeneve në fjalë thonë se i kanë të gjitha dokumentet dhe projektet e nevojshme dhe ankohen se bëhet fjalë për hakmarrje politike. Ata gjithashtu e akuzojnë kryetarin aktual të komunës për shkelje të ligjit.

“Nuk e di çka është ky diskriminim politik, ky është një monopol politik. Nuk mundet për dikë të vlejë një ligj, e për dikë tjetër një ligj tjetër, sipas përkatësive politike për kë kanë votuar. Një qeverisje kaq jopopullore dhe joparimore nga ana e kryetarit nuk ka ndodhur asnjëherë.”,- tha pronarja e lokalit, Natasha Murxheska.

Murxheska gjithashtu ka paraqitur një iniciativë me 120 nënshkrime nga Vevçani në Këshillin Komunal për përgatitjen e një plani të detajuar urbanistik, ku të gjitha objektet e hotelerisë të jenë në gjendje të veprojnë legalisht, sepse turistët kanë nevojë për Vevçanin, por, sipas saj, gjithashtu ata janë të rëndësishme edhe për ekonominë lokale.

Por, kryetari i komunës së Vevçanit mohon pretendimet duke theksuar se një vendim të tillë e ka marrë inspektori i ndërtimit.

“Pas raportit të gastronomëve nga Vevçani, u bë kontroll i të gjitha objekteve nga ana e Inspektorit të Ndërtimit që mbulon komunën e Vevçanit. Ai bëri një kontroll dhe arriti në përfundim për prishjen e një objekti.”,- tha kryetari i komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski.

Inspektorati i Tregut për situatën në Vevçan fajëson vetëqeverisjen lokale, e cila për vite me radhë nuk ka miratuar një program për instalimin e pajisjeve urbane. (TVM2)

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:24