Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata

Desk
By Desk April 16, 2020 08:40

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata ndërsa intensiteti i komunikacionit nëpër akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Për qytetarët e Maqedonisë vendkalimet kufitare për dalje nga shteti janë të mbyllura. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet edhe për shtetasit e huaj, pasagjerët dhe automjetet, përveç për transitimin e automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje të përshtatshme nga MPB, ndërsa sipas një mendimi të marrë paraprak nga shtabi kryesor koordinativ.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Desk
By Desk April 16, 2020 08:40