Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Koncepti i ri në arsimin fillor, AShAM: Reformat, imediate, kujdes me historinë

Koncepti i ri në arsimin fillor, AShAM: Reformat, imediate, kujdes me historinë

Redaksia 1 muaj ago

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vazhdon debatet për reformat e propozuara në arsimin fillor me Akademinë e Shkencave dhe Arteve. Carovska pas takimit me përfaqësues të ASHAM, ka theksuar se reformat janë të nevojshme nëse dëshirojmë rezultate më të mira.

Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve konsiderojnë se reformat janë të domosdoshme andaj shoqëria nuk ka kohë për të humbur. Nga ASHAM, thonë që gjatë procesit reformues duhet patur kujdes për historinë.

“Parashtruam një sërë sygjerimesh, për përmirësimin e konceptit dhe presim që pas miratimit të bëhet përgatitija e palnit mësimor, ndërsa hapi i rradhës , të jetë përgatitja e programit mësimor si dhe standardet nacionale arsimore përmes së cilave do të maten rezultatet e arimit, kompetencat e fituara si dhe vlerësimi i nxënësve , me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, i cili tani në matjet ndërkombëtare vlerësohet si jashtëzakonisht i ulët”, u shpreh Vllado Kambovski nga AShAM.

Carovska: Arsim cilësor, vetëm përmes reformave

Ministrja Carovska ripërsëriti qëndrimin që palët kanë kujdes, sepse vetëm përmes arsimit cilësor mund të arrihen reformat e nevojshme.

“E kemi procesin më transparent deri më tani. Me rëndësi të madhe është edhe mendimi i akademikëve që vijnë mu për këtë nga Departamenti i Shkencave Shoqërore për integrimin e parashikuar të lëndëve për të mësuarit më efikas që duhet t’i përmirësojë rezultatet. “Kemi marrë shumë komente konstruktive, nga mësimdhënësit por edhe nga palët e tjera të interesuara që do të merren parasysh”, theksoi ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska.

VMRO: Debatet publike me ekspertët, imediate

Edhe nga VMRO-DPMNE nuk e mohojne faktin që reformat në arsim janë të domosdoshme, megjithatë ata kërkojnë mbajtje debatesh me ekspert të cilët do të ofrojnë ide për tu përpiluar Strategjia Nacionale afatgjate përmes konsenzusit.

“Është koha që Milla Carovska të tregojë virtyt dhe të mos ikë nga transparenca dhe nga profesionistët të cilët kanë madje edhe shumë cfarë të tregojnë dhe sqarojnë lidhur me konceptin e ri për reformat ne arsimin fillor. Shtytja e imponuar e një koncepti të këtillë, më së shumti do ti demtojë fëmijët tanë dhe kuadrin arsimor. Andaj kërkojmë debat public urgjent për reformat në arsim në kuadër të komisionit amë kuvendorë”, u shpreh Beti Stamenkovska nga VMRO-DPMNE.

MASH parashikon që plani të zbatohet gradualisht në periudhë prej 6 vitesh, duke filluar në klasën e parë dhe të katërt të vitit të ardhshëm shkollor. Reforma në arsimin fillor është pjesë e Strategjisë së MASH-it për periudhën 2018-2025, është e parashikuar me Ligjin për Arsimin Fillor dhe është pjesë e programit qeveritar.

Në përpunimin e saj ishin të përfshirë profesorë universitarë, mësimdhënës, ndërsa janë marrë parasysh edhe qëndrimet e prindërve dhe nxënësve, thonë nga MASH./Tvm2

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Filipçe arsyton vonesat: Pfizer po përballet me presion
Next: Carovsa: Nga viti ardhshëm me koncept të ri për maturën shtetërore

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 javë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 javë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 2 javë ago

TË FUNDIT

dfshg-1-1 Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.