Konfederate e sindikatave të pavarura, jo administrata në sekrtor privat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 19:19

Konfederate e sindikatave të pavarura, jo administrata në sekrtor privat

Konfederata e sindikatave të pavarura në mënyrë të qartë dhe decide edhe njëherë deklaruan se janë kundër transferit të të punsuarve nga administrta publike në sektorin privat.

Kryetari I Konfederatës Blagoja Rallpovski thekson se rrallë herë punëdhënësit e njohin sindikatën si partner me të cilin duhet ti përmirësojnë kushtet e të punësuarve.

Vërejtje kanë edhe për pagat për të cilat thotë se janë mjaft të ulta sidmos me rritjen e fundit të pagës minimale.

“Kërkesa e parë dhe bazë e sindikatit është stop transferit nga sektori publik në atë privat që e kemi dorëzuar edhe te Ministria e informatikës ,te Qeveria dhe Kryeministri dhe të gjitha Ministritë .çështja e dytë është se Ligjet të cilat punohen për momentin ,siç është Ligji për marrëdhënie pune ,Ligji për të punësuarit në sektorin publik,Ligji për nënpunës të administratës duhet edhe sindikatat të jenë të kyqura në mënyrë active dhe kërkesat tona të hyjnë në ato ligje që të përmirësohet atmosfera e të punësuarve në sektorin publik”, u shpreh Blagoja Rallpovski nga Konfederata e sindikatave të pavarura.

SPPN: Të respektohen siguria,shëndeti gjatë punës

Pas fatkeqësisë së disa ditëve më parë të puntorëve të ndërtimtarisë në Kumanovë,edhe Kryetari i i sindikatës së pavarur të puntorëve të ndërtimtarisë inzhinjerëve dhe tregtarëve në ndërtimtari Atanas Trajkovski kërkon të respektohen të drejtat e puntorëve në këtë sektor ,si siguria dhe shëndeti gjatë punës.Veç tjerash ai fajsohen edhe Minitria e transportit dhe lidhjeve dhe atë të punës dhe politikës sociale.

“Siguria dhe shëndeti gjatë punës ka rregulla,megjithatë ato rregulla më së shpështi anashkalohen dhe nuk respektohen.Këtu i gjej fajtorë investitorët ,pronarët, kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe organet e mbikqyrjes.Ata nuk ndërrmarin asgjë prandaj vjen deri te këto ngjarje të pakëndshme”, theksoi kryetari i sindikatës së pavarur të puntorëve të ndërtimtarisë Atanas Trajkovski.

SPTK: Këmbësorët dhe çiklistët më të rrezikuar

Ndërkohë nga Sindikata e transporterëve të Kamionëve theksojnë se kur bëhet fjalë për sigurinë në komunikacion ,më të rrezikuar janë vozitësit e biçikletave dhe këmbësorët.

“Pjesa më e madhe e qytetit të shkupit kanë saktësisht shtigje të përcaktuara dhe shënuara për biçikleta dhe hapësirë për këmbësorë. Edhe përkundër pranisë së një numri të madh të shërbimeve të policisë pothuajse e gjithë hapësira për këmbësorë është uzurpuar nga vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme”, u shpreh kryetari i sindikatës së pavarur të transporterëve të kamioneve të M.V, Strasho Jovanov.

Kryetarët e kumunave janë uzurpatorët më të mëdhenj të shtigjeve për biçikleta dhe këmbësorë akuzon Strasho Jovanov të cilët sipas tij këto vende I kanë zëvendësuar me parkingje për vetura. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 19:19