Konferenca e 15 e gjeneral shtabeve, takimi i shefave të shtabit nga 9 vende

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Qershor, 2022 20:39

Konferenca e 15 e gjeneral shtabeve, takimi i shefave të shtabit nga 9 vende

Nevoja e Forcave të Armatosura në përballjen me sfidat e fundit në kontekstin kombëtar dhe rajonal, ishte tema kryesore e Konferencës së pesëmbëdhjetë të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit, që u mbajt në Ohër. Bashkëpunimi 15 vjeçar ka për qëllim ta rrisë sigurinë në rajon, u tha me këtë rast.

“Që nga viti 2007, ky forum ka qenë një iniciativë jashtëzakonisht e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit shumëkombësh të luftës në rajon, e cila konfirmon aspiratën për të forcuar bashkëpunimin rajonal ndërmjet forcave të armatosura.”,- deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm të Armatës, Gjeneral Nënkolonel Vasko Gjurçinovski.

“Forcimi i bashkëpunimit dhe stabilitetit ballkanik nuk do të ketë ritmin dhe cilësinë e duhur pa një proces tjetër integrues kontinental shumë të rëndësishëm, e kjo është perspektiva evropiane e vendeve ballkanike. Përkushtimin tonë politik për një përpjekje të tillë e kemi treguar dhe konfirmuar prej kohësh, por është e nevojshme që Bashkimi Evropian të ketë qëndrim identik me tonin.”,- tha kryetari i RMV-së, Stevo Pendarovski.

“Konferenca e sotme tregon më tej se interesi i të gjitha vendeve të Ballkanit është një, që është ruajtja e sigurisë dhe paqes dhe krijimi i një rajoni të fortë dhe të zhvilluar, shembull bashkëpunimi. Të gjithë kemi një synim, t’u mundësojmë brezave që vijnë të kenë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt, një të ardhme që do ta krijojnë edhe ata në këto hapësira. Ne mundemi dhe duhet ta bëjmë këtë, sepse ky rajon ka shumë për të ofruar.”,- theksoi zëvendësministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani.

Konferenca e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit mbahet një herë në vit me princip të rotacionit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Qershor, 2022 20:39