Konfirmohen tetë raste me COVID-19 dhe 31 të shëruar në Kosovë

Desk
By Desk May 9, 2020 22:49

Konfirmohen tetë raste me COVID-19 dhe 31 të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë konfirmuar tetë raste të reja me COVID-19, në vendin tonë.

Ndërkaq edhe 31 pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 653 raste.

“Sot më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar tetë (8) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Desk
By Desk May 9, 2020 22:49