Konfirmohet bashkëpunimi Ledri dhe Majk

Konfirmohet bashkëpunimi Ledri dhe Majk

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ledri Vula, dikur ishte pjesë e labelit të njohur ‘Babastars’.

Megjithatë, ai është larguar prej vitesh për shkak të disa problemeve dhe zënkave që kishte me anëtarët e tjerë të po të njëjtit grup.

Artisti 33-vjeçar së fundmi ka bërë të ditur se po vjen në një bashkëpunim me një nga artistat kyç të këtij labeli.

Fjala është për reperin Majk, projekti i të cilëve tashmë është konfirmuar dhe pritet të lansohet së shpejti para publikut.

Krijuesi i hitit “U harrum” u shpreh në një intervistë se “100 probleme” janë pjesë e së kaluarës gjersa tani është koha për “100 ambicie”.

“Ato kanë qenë probleme në të kaluarën, tani i kemi lënë dhe po vazhdojmë përpara”, ka thënë ai.

Bashkëpunimi i Ledrit dhe Majkut nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e verës, marrë parasysh talentin e tyre në muzikë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Qershor, 2020 23:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.