Konfirmohet lajmit Flaka-s, në Kodrën e Diellit janë vendosur 154 persona në karantinë

Konfirmohet lajmit Flaka-s, në Kodrën e Diellit janë vendosur 154 persona në karantinë

Në hotelet “Popova Shapka” dhe “Sllavia”, të cilat janë në pronë të SHA EMV, në karantinë shtetërore për shkak koronavirusit janë vendosur 154 persona.

Vendosja siç informojnë nga SHA EMV është bërë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ndërsa qytetarët janë kthyer me të dy fluturimet nga Vjena, Austria dhe nga Bazeli, Zvicër.

“Gjatë pranimit, personat janë kontrolluar dhe anketuar nga ana ekipeve mjekësor nga Qendra Klinike në Tetovë, me prezencë dhe asistencë të MPB-së. Distribuimi i ushqimit, ujit dhe mjeteve për higjienë deri te dhomat janë kryer nga ana e të punësuarve në “Elemturs” sipas procedurave dhe protokolle të parapara”, thonë nga SHA EMV.  

LEXO:

Në Kodrën e Diellit ngriten dy lokacione për Karantinë, të izoluar 160 persona

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 12:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.