“Konfirmohet” lidhja, The Weeknd i kushton këngë Angelina Joliet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Janar, 2022 22:59

“Konfirmohet” lidhja, The Weeknd i kushton këngë Angelina Joliet

Prej disa muajsh është përfolur se aktorja Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd janë bashkë dhe tashmë ai ia ka kushtuar një këngë.

Ka disa javë që mediat shkruajnë se ylli i Hollywoodit është e dashuruar në këngëtarin 15 vet më të ri.

Paparacit i fotografuan ata duke dalë për darkë në një restorant të famshëm në Santa Monica, por çifti asnjëherë nuk e mohoi e as nuk e pohoi lidhjen.

Kur albumi “Dawn FM” pa dritën, kënga “Here We Go… Again” ra në sy të shumëkujt.

“Dhe e dashura ime e re, është yll filmi… I thashë vetes se nuk do të dorëzohem më para dikujt, por ja ku jemi sërish, ajo është një yll filmi…”, thuhet në një pjesë të këngës që shumë mendojnë se i është kushtuar këngëtares Jolie.

Rrjetet sociale janë të mbushura me komente nga fansat dhe shumë e kanë kuptuar këtë si një konfirmim të asaj që spekulohet prej kohësh.

Jolie ka gjashtë fëmijë nga lidhja me Brad Pittin, tre biologjik dhe tre të birësuar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Janar, 2022 22:59