Konfirmohet vdekja e parë nga kolera

Redaksia
By Redaksia 1 Prill, 2019 19:52

Konfirmohet vdekja e parë nga kolera

Vdekja e parë nga kolera u konfirmua në qytetin Beira të Mozambikut.

Ky qytet, më 14 mars, u godit nga cikloni Idai, i cili shkaktoi përmbytje masive dhe vrau mbi 700 njerëz në pjesën jugore të Afrikës.

Që nga ajo kohë, mbi 500 raste të kolerës janë raportuar në Beira.

Përpjekjet e ekipeve mjekësore në Mozambik janë përqendruar tani në frenimin e sëmundjes.

Një fushatë e madhe vaksinimi është në zhvillim e sipër.

Numri i të prekurve me kolerë ka arritur në 517 të dielën, nga 271 sa ka qenë të shtunën, bëri të ditur drejtori kombëtar i Asistencës Mjekësore në Mozambik, Ussene Isse.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se së paku 900,000 doza vaksinash do të arrijnë këtë javë në Beira.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se shpërthimi i kolerës mund të arrijë përmasa epidemike, raporton BBC.

Qindra-mijëra njerëz janë zhvendosur pas ciklonit, duke u ekspozuar ndaj kushteve të dobëta të higjienës.

Disa prej tyre kanë pasur pak ose aspak qasje në ujë të pastër të pijshëm për më shumë se një javë. /rel

Redaksia
By Redaksia 1 Prill, 2019 19:52