“Kongresi i Manastirit”, vendoset gurthemeli i palestrës sportive

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 19:23

“Kongresi i Manastirit”, vendoset gurthemeli i palestrës sportive

Vendoset gurthemeli i ndërtimit të palestrës sportive në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”. Ndërtimi i sallës do të jetë me hapësirë prej 650 metra katrorë dhe kap vlerën prej 24 milion denarë.

“Me Ligjin e ri për arsimin fillor që nga klasa e parë deri në të pestën parashihen tandem mësimdhënës, që d.m.th. se përskaj mësimdhënësit me grup klasor do të kemi mësimdhënës e tash më kemi mësimdhënës për t’u mbajtur lëndën e edukatës fizike”,- tha ministri i Arsimit, Arber Ademi.

“Çdo palestër sportive është më së e nevojshme në komunën e Çairit, pasi që rinia jonë di ta çmojë sportin dhe kemi vlera që edhe në të ardhmen t’i trashëgojmë gjeneratave të ardhshme sportive”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Shpresoj se me ndërtimin e palestrës sportive suksesi dhe puna edukativo-arsimor shëndetësore do të ngrihet edhe në nivel më të lartë”,- u shpreh drejtori i Sh. F. “Kongresi Manastirit”, Faik Gjoni.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se të gjithë duhet të punojmë për të arritur qëllimet dhe nuk duhet të kënaqemi me kaq sa kemi bërë.

“A i kemi përmbush të gjitha? Unë mendoj se nuk duhet të vetëkënaqemi, kemi edhe shumë dhe projekte, por me një organizim më të mirë dhe me një ndërgjegjësim më të lartë, sigurisht se punët do të na shkojnë edhe më mirë. Mos të kërkojmë fajin tek të tjerët, të shohim veten se sa ne punojmë si për arsim cilësor, infrastrukturë dhe shëndetësi cilësore. Sepse puna më e lehtë është se fajin e ka tjetërkush, gjithsecili shoh të punojmë, të angazhohemi dhe të realizojmë qëllimet fisnike që i kemi”,- theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërtimi i sallës së palestrës është paraparë që brenda 9 muajve të përfundojë. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 19:23