Kongresi partiak, Afrim Gashi sërish në krye të Alternativës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Maj, 2022 21:16

Kongresi partiak, Afrim Gashi sërish në krye të Alternativës

Pas mbarimit të punimeve të Kongresit, Gashi në një prononcim për mediat, u shpreh se vendimi i Kongresit partiak është nderë dhe respekt për të.

“Në mënyrë demokratike Kongresi votoi programin, statutin, votoi Kuvendin e ri Qendror, njëkohësisht Kongresi sot më dha edhe një mandat 4 vjeçare për të udhëhequr partinë Alternativa. Kjo është nderë dhe respekt për mua dhe unë besoj që nuk do t’i zhgënjejë, edhe aktivistët e Alternativës, edhe votuesit, por edhe gjithë qytetarët të tjerë, për shkak se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për mua”, tha Afrim Gashi.

Ndryshe, në kongres, ashtu siç pritej, nuk ishte i pranishëm deputeti i kësaj partie Skënder Rexhepi, edhe pse në video-materialin e shkurtër të përgatitur për historinë e Alternativës, Rexhepi në pothuajse çdo pjesë ishte krah liderit të partisë Afrim Gashi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Maj, 2022 21:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare