Konjufca takon ambasadorin e Shqipërisë, flasin për mbledhejn e dy qeverive

Desk
By Desk March 4, 2020 19:39

Konjufca takon ambasadorin e Shqipërisë, flasin për mbledhejn e dy qeverive

Përgatitja e duhur e Mbledhjes së Përbashkët të të dy Qeverive, angazhimi për një analizë të detajuar të hapësirave të bashkëpunimit dhe konkretizimi i veprimeve të akorduara, ishin objekte te bashkëbisedimit miqësor që kishim së bashku me Ambasadorin Minxhozi, ka njoftuar ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.

Kryediplomati kosovar ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar sot. 

“Gjatë ditës së sotme zhvillova një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim kemi biseduar në lidhje me Mbledhjen e Përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Përgatitja e duhur e Mbledhjes së Përbashkët të të dy Qeverive, angazhimi për një analizë të detajuar të hapësirave të bashkëpunimit dhe konkretizimi i veprimeve të akorduara, ishin objekte te bashkëbisedimit miqësor që kishim së bashku me Ambasadorin Minxhozi”, ka shkruar Konjufca.

Desk
By Desk March 4, 2020 19:39