Konstituohet Këshilli Komunal, Taravari: Punojmë bashkë për të mirën e Gostivarit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:19

Konstituohet Këshilli Komunal, Taravari: Punojmë bashkë për të mirën e Gostivarit

Sot u mbajt mbledhja e parë, me karakter konstituiv, e Këshillit të ri komunal të Gostivarit, që doli nga zgjedhjet lokale të 17 nëntorit.

Me këtë rast, pas ndarjes së certifikatave nga ana e Komisionit komunal të zgjedhjeve, këshilltarët e rinj të Komunës së Gostivarit dhanë betimin solemn me çrast u betuan se do të punojnë me transparencë dhe se do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Me mbledhjen udhëhoqi këshilltari më i vjetër Dashmir Arifi nga Lëvizja Besa ndërsa në mbledhjen e sodit nuk u zgjodh Kryesuesi i Këshillit Komunal, pikë e cila u la për mbledhjen e radhës.

Kryetari i ri i Gostivarit, Arben Taravari, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Këshillit, pavarsisht nga përfaqësimi i tyre partiak.

“Këshilli i Komunës është parlamenti i qytetit të Gostivarit. Shpresoj të mos kemi ballafaqime partiake por ballafaqimeve të ideve e projekteve që ta bëjmë sa më të mirë për jetesë qytetin tonë, për qytetarët e Gostivarit. Në të gjitha komisionet që do të zgjidhen në kuadër të Këshillit Komunal, do të jeni të gjithë së bashku e së bashku do të sillni vendimet pa marrë parasysh cilës parti politike i takoni.”, tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Këshilli komunal i Gostivarit numëron 31 këshilltar. Në zgjedhjet e fundit, ASH fitoi 10 këshilltarë, BDI 9, VMRO-DPMNE 4, LSDM 3, PDT 3, BESA 1dhe Forcat Demokratike Rome 1./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.