Konsultime politike mes sekretarëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:21

Konsultime politike mes sekretarëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike pa çështje të hapura dhe ndajnë prioritete të jashtme politike të njëjta, në përfundim me konsultimet e sotme politike të Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve që u mbajt në Podgoricë, i udhëhequr nga sekretarët shtetëror Viktor Dimovski dhe Zoran Jankoviq.

Nga MPJ informojnë se Dimovski në fjalimin e tij e ka riafirmuar interesin për përparimin e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Podgoricës, në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, posaçërisht në planin ekonomik.

“Delegacionet këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale dhe mundësitë për përparimin e tyre, me theks në bashkëpunimin në korniza të strukturave evropiane dhe euroatlantike, paralelisht me bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe turizmit, tregtisë, infrastrukturës, komunikimeve dhe kulturës, si dhe pasurimin në korniza bilateral ligjor në të gjitha sferat tjera nga interesi i ndërsjellë”, kumtuan nga MPJ.

Dimovski i ka falënderuar për mbështetjen malazeze në proceset integruese euroatlantike, si dhe për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:21