Konte, zyrtarisht nesër në stolin e Totenhamin

Linda Limani
By Linda Limani 2 Nëntor, 2021 11:58

Konte, zyrtarisht nesër në stolin e Totenhamin

Antonio Konte do të jetë trajneri i ri i Totenham Hotspur, përkundër se ishte pranë që të merrte drejtimin e Man. Junajtedit. Strategu italian ka punuar me Fabio Paratici (drejtorin e Spursave) te Juventusi gjatë viteve 2011-2014 duke fituar tre tituj të Serie A dhe një Superkupë të Italisë.

Pas largimit nga Interi, pritej që 52-vjeçari të bëjë një pauzë, mirëpo ai ka arritur marrëveshje për ta marrë drejtimin e klubit nga Londra e Veriut, edhe pse ishte në negociata me “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse ishte në bisedime me Konten, Man. Junajtedi vendosi gjatë tetorit që të mos e shkarkonte Ole Gunar Solskjaerin, por t’i jepte kohë deri në periudhën e ndeshjeve të përfaqësueseve gjatë nëntorit. Mediat britanike konirmojnë se prezantimi i Antnio Kontes do bëhet nesër, ku edhe tekniku italian do kryejë stërvitjen e parë me klubin londinez.

Linda Limani
By Linda Limani 2 Nëntor, 2021 11:58