Kontejnerët gjysmë-nëntokësorë në Tetovë ende nuk janë në funksion, NPK: Këtë javë pritet të përfundojë projekti

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Maj, 2022 00:32

Kontejnerët gjysmë-nëntokësorë në Tetovë ende nuk janë në funksion, NPK: Këtë javë pritet të përfundojë projekti

Ende nuk është finalizuar projekti i vendosjes së kontejnerëve gjysmë-nëntokësorë, i njëjti u vonua pasi ka kaluar në disa pengesa të ndryshme. Nga NPK Tetova njoftojnë se këtë javë pritet që kontejnerët të lëshohen në përdorim, shkruan Portalb.mk.

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e nëntë të mbajtur me 7 prill e miratoi propozim-vendimin për ndërtim – montimin e kontejnerëve gjysmë-nëntokësorë.

Por, shumica e kontejnerëve ka disa ditë që janë vendosur në lokacionet e parapara, pa mos u lëshuar në përdorim.

Zëvendës-drejtori i NPK Tetova “Tetovë”, Daut Memishi tha se për këtë kanë hasur në probleme të ndryshme.

“Nga 15 lokacionet e parapara 9 prej tyre kanë përfunduar, shkaku i vonesës ka qenë që gati në çdo lokacion kemi hasur në probleme, diku kemi hasur ne kabllo, diku tjetër në gypat e ujit pasi që nuk ka një plan të detajuar urbanistik dhe plan nëntokësor nga kadastra. Me gjithë këto problematika, dje te [në afërsi të] restorant “Mema” nga individë të cilët nuk ja duan të mirën qytetit tonë njërin nga kontejnerët janë munduar ta dëmtojnë dhe ta largojnë nga vendi. Rasti është paraqitur edhe ne organet kompetente. Shpresojmë që këtë javë do të përfundojë ky projekt i shumëpritur, nëse nuk na paraqitet ndonjë problem eventual”, tha Memishi.Konetenjerët gjysmë-nëntokësor në TetovëKonetenjerët gjysmë-nëntokësor në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Me 7 maj, kryetari i komunës, Bilall Kasami referuar kontejnerëve gjysmë-nëntokësorë deklaroi se në momente të caktuara nuk kanë bashkëpunimin më të mirë me policinë në drejtim të miratimit të procedurave apo lejeve, kur ata e informojnë policinë.

Nga SPB Tetovë, njoftojnë se autoriteteteve komunale më 10 maj u është dhënë pëlqimi në kërkesën e dorëzuar.

Sipas propozim-vendimit gjithsej janë 22 kontejnerë me dy lloje dimensionesh dhe vëllimesh. Dimensionet e kontejnerëve gjysmë-nëntokësorë me vëllim prej 3000L janë prej 270×130 cm, ndërsa për kontejnerët gjysmë-nëntokësorë me vëllim prej 5000L janë prej 270x180cm.

Referuar propozim-vendimit, lokacionet në të cilat do të vendosen kontejnerët prej 3000 litrave janë: Katër përgjatë Bulevardit të “Ilindenit”, tre në rrugën “Dervish Cara”, një në rrugën “Jane Sandanski”, nëntë në Bulevardin “Iliria” dhe një në bulevardin “Bllagoja Toska”.

Ndërsa lokacionet në të cilat do të vendosen katër kontejnerët prej 5000 litrave janë në rrugën T.C. Merxhan, Strasho Pinxhur, Bllagoja Toska dhe Ilindenit.

Ndërtimi i kontejnerëve gjysmë-nëntokësorë financohet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe propozim-vendimi për shpërndarjen e mjeteve financiare nga Projekti i Përmirësimit të Shërbimeve Komunale Komunale (MSIP).

Rikujtojmë që Tetova ka nevojë urgjente për më shumë kontejnerë pasi ato ekzistues nuk mund të përballojnë sasinë e mbeturinave të cilat hidhen në to dhe si të tilla përfundojnë në rrugë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Maj, 2022 00:32

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare