Kontesti me Bullgarinë, Osmani: S’ka alternativë tjetër pos zgjidhjes

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë potencial ta rikthejnë besimin dhe komunikimin normal dhe kjo pritet të ndodhë pasi të mbarojnë zgjedhjet në fqiun lindor, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Raportet e mira ndërfqinjësore janë të domosdoshme dhe interes i Shkupit, Sofjes dhe rajonit thotë ai, ndërsa është optimist se do të mund të gjendet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë. Afat racional për fillimin e besedimeve me BE-në e sheh muajin qershor, gjegjësisht samitin e Këshillit në fund të presidencës portugeze. Prolongimi i mëtutjeshëm e bën situatën të paparashikueshme thotë Osmani.
“Nuk ka alternativë në raportet e mira bilaterale të dy fqinjëve, nuk ka alternativë në rrugëtimin evropian të RMV-së. Ashtu që jam i bindur se do të gjejmë forcë, do të gjejmë mundësi që të racionalizojmë këtë debat, të ulemi të bisedojmë dhe të shohim përpara”, u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Dimitrov: Bisedimet duhet të fillojnë, pritëm gjatë
Edhe zv.kryeministri për eurointegrime Dimitrov nga Lublana në takim me honologu ne tij slloven Llogar, kërkoi përshpejtim të procesit eurointegrues. Zgjodhëm problemin me Greqinë, pritëm metodologjinë e re , tani presim të zgjidhjet sfida me Bullgarinë dhe suksesi ynë të kurorëzohet nge BE me fillim të bisedimeve tha Dimitrov.
“Mendoj se i kemi të gjitha elementet për suksese, që është shumë me rëndësi për BE- në dhe për rajonin tonë, sepse nëse nuk ka lëvizje në procesin e bisedimeve këtë vit, do të jetë shumë e vështirë BE ta ruaj kredibilitetin dhe ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas gjithë këtyre prolongimeve”, theksoi zv.kryeministri për eurointegrime Nikolla Dimitrov.
Llogar: Mbështesim procesin eurointegrues të RMV
Sllovenia është përkrahëse dhe mike e RMV-së në procesin e saj eurointegrues, tha ministri slloven, Anzhe Llogar.
“Reformat në RMV janë të rëndësishme ndërsa RMV ka përkrahje për fillimin e bisedimeve me BE-së që të jetë anëtare e unionit”, u shpreh ministri slloven, Anzhe Llogar.
Nga 1 korriku Sllovenia merr presidencën me BE-në ndërsa prioritare mes tjerash është edhe procesi euro-integrues i Ballkanit Perëndimor, konfirmoi minsitri i jashtëm slloven Llogar./Tvm2