Kontrata e Dembele skadon pas një jave, Xavi bën përpjekjet e fundit që të ndodhë rinovimi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 22:21

Kontrata e Dembele skadon pas një jave, Xavi bën përpjekjet e fundit që të ndodhë rinovimi

Saga e qëndrimit apo largimit të Ousmane Dembele nga Barcelona është pranë fundit – ndërkohë që akoma nuk ka marrëveshje.

Kontrata e francezit në Camp Nou skadon më 30 qershor, ndërsa ai nuk ka nënshkruar akoma vazhdimin e saj dhe me shumë mundësi do të mbetet lojtar i lirë.

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, akoma e sheh anësorin si pjesë kyçe të ekipit të tij dhe ka bërë kërkesën e fundit te lojtari dhe bordi i klubit për nënshkrimin e kontratës së re.

Çështja e rinovimit mbetet e hapur qe disa muaj, ndërsa Goal ka mësuar se trajneri është duke insistuar që futbollistit t’i bëhet një ofertë që do ta bindte për të nënshkruar.

Xavi është i vetëdijshëm se sa ngadalë kanë shkuar bisedimet dhe se situata po shkon drejt ditës kur Dembele nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 22:21