Kontrolloni llogaritë, paratë e TVSH-së kanë ardhur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:38

Kontrolloni llogaritë, paratë e TVSH-së kanë ardhur

Sot është një ditë e mirë për skanerët e kuponëve fiskalë, puna e palodhur e grumbullimit dhe skanimit dha rezultat, përcjell FLAKA.

Në fakt, sot qytetarëve u janë paguar paratë e rimbursimit të taksave përmes projektit “TVSH-ja Ime”.

Pagesa i referohet mijëra qytetarëve që kanë skanuar faturat në periudhën e kaluar përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, i cili u ka mundësuar rimbursimin e TVSH-së që kanë paguar.

Shuma maksimale që mund të marrë një qytetar që skanon faturat në një tremujor është 2100 denarë.

Sipas të dhënave, mbi gjysmë milioni qytetarë skanojnë faturat në RMV. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:38

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare