Kopja autentike e Mona Lisës e vitit 1600, del në ankand në Paris

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:18

Kopja autentike e Mona Lisës e vitit 1600, del në ankand në Paris

Një kopje e pikturuar e Mona Lisës nga mjeshtri italian Leonardo da Vinci, që daton prej më shumë se 400 vjetësh, del në ankand kësaj jave në Paris.

Zhvillimi vjen disa muaj pasi një tjetër riprodhim artistik i pikturës më të famshme të botës, u shit për një çmim rekord.

Vepra origjinale e Leonardos, të cilën mbreti francez Francois I e bleu nga piktori në vitin 1518, gjendet në muzeumin e Louvre në Paris dhe nuk është në shitje.

Por kopja e saj që daton prej vitit 1600, është aq e ngjashme me origjinalin saqë artisti e ka kopjuar nga vetë versioni i Leonardos, tha shtëpia e ankandeve Artcurial.

Ekspertët llogarisin se piktura do të shitet për 150,000 deri në 200,000 euro.

“Mona Lisa është piktura më e bukur portret gruaje,” tha Matthieu Fournier eksperti i ankandeve Artcurial teksa piktura po shfaqet për publikun para shitjes.

“Leonardo ka deklaruar më parë se kishte ndjekës, amatorë, ai kishte shpikur një stil prandaj kishte imituesit e tij”, shton Fournier.

Ndërsa në qershor një koleksionist evropian kishte blerë një tjetër kopje të shekullit të 17-të të Mona Lisa për 2.9 milion euro, një rekord për një punim të riprodhuar, të shitur në Paris nga ankandet Christie.

Në 2017, ankandet Christie kanë shitur në New York veprën e Leonardos Salvator Mundi (Krishti) për një rekord prej $450 milionë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:18

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...