Kopja virtuale 3D do të ndihmojë në rindërtimin e Notre Dame (VIDEO)

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 17:25

Kopja virtuale 3D do të ndihmojë në rindërtimin e Notre Dame (VIDEO)

Shpresat për rindërtimin e pjesës së humbur të Notre Dame nuk janë djegur bashkë me katedralen historike.

Në vitin 2015 u realizua një kopje identike 3D e ndërtesës, e saktë deri në milimetra, falë një skanimi me lazer.

Për fat të mirë kopja 3D e katedrales është ruajtur në një arkiv dixhital dhe pritet të ndihmojë në rindërtimin e pjesës së sipërme që u dogj gjatë zjarrit të tmerrshëm të së hënës.

Puna është bërë nga një grup historianësh që studiojnë arkitekturën e katedraleve të mëdha gotike për “National Geographic”, dhe është drejtuar nga Andrew Tallon i Kolegjit Vassar, në SHBA.

Ai regjistroi çdo hollësi me një marsh gabimi milimetrik, duke ofruar një hartë për t’u ndjekur për rindërtimin e katedrales.

 

Skanimi u krye duke mbledhur të dhënat e marra nga 50 pika të ndryshme, brenda dhe jashtë Notre Dame, duke prodhuar shifrën mbresëlënëse të një miliardë matjeve.

Për secilin skanim, lazeri pastroi zonën në çdo drejtim, duke shënuar pozicionin e saktë të të gjitha sipërfaqeve të hasura, nga mbështetësit në kolona.

Rezultati janë miliona pika me ngjyra që kombinohen për të formuar një përsëritje të përsosur tre-dimensionale të katedrales.

Struktura qendrore e katedrales i ka rezistuar flakëve të “Ferrit” që tronditën Parisin dhe botën mbarë, dhe do në vitet në vijim do të rindërtohet pjesa e sipërme e godinës duke ruajtur autencitetin e saj. Në vetëm 24 orë janë mbledhur afro 1 miliardë dollarë donacione, nga filantropë dhe kompani të mëdha.

 

 

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 17:25