Koreja e Jugut ka porositur pilulat e para anti-COVID të Pfizerit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:59

Koreja e Jugut ka porositur pilulat e para anti-COVID të Pfizerit

Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizerit.

Reuters raporton se lajmi është konfirmuar nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

Një ditë më parë Pfizer bëri me dije rezultatet e provës treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të koronavirusit.

Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako të trajtimit të Merck për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë.

Muajin e kaluar, qeveria tha se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale të lehtë për t’u administruar për COVID-19. Qeveria kishte ndarë një buxhet prej 30.63 milionë dollarësh për pilulat antivirale COVID-19.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:59
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.