Koronavirusi/ 21 raste të reja, Greqi 66 të infektuar në të gjithë vendin

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 11:30

Koronavirusi/ 21 raste të reja, Greqi 66 të infektuar në të gjithë vendin

Ministria greke e Shëndetësisë ka bërë me dije se në vend janë regjistruar edhe 21 raste të reja me koronavirus, 13 prej të cilave në Ahaia dhe Ilia në Peloponez, 7 në periferine e Atikës dhe 1 në Evia.

Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie profesorit përgjegjës për Covid 19 Sotiri Tsiodras, numri i përgjitshëm i të prekurve tashmë ka arritur në 66 , të gjithë të kombësisë greke. Prej tyre 51 vijnë nga grupi i turisteve që vizitoi para një jave Jeruzalemin dhe Kajron si dhe 4 persona prej rrethit të tyre familjar.

Një nga të prekurit ,67 vjeç, vazhdon të kurohet në gjenjde të rëndë në spitalin e Patrës, 22 janë ende në karantine në spital, ndërsa të tjerët me simptoma të lehta qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë në alarm janë edhe mjekët e qytetit të Janinës, pasi është kthyer nga Jeruzalemi një grup tjetër turistësh grekë, të cilët deri tani nuk kanë shfaqur simptoma, por janë këshilluar të rrinë të izoluar në shtëpitë e tyre për 14 ditë, pa u kontaktuar me persona të tjerë.

Organet greke kanë marrrë masa shtesë për dezinfektimin e shumë ambienteve publike si metro apo stacione treni, ndërsa shumë shkolla në disa periferi të mëdha të vendit, do vazhdojnë të jenë të mbyllura për një javë akoma.

Ndërkohë reagime të mëdha kanë shkaktuar në qarqet mjekësore dhe mediatike deklaratat e zv/rektorit të Univesitetit Aristotelis në Selanik që janë quajtur edhe teori konspiracioni. Duke folur për një televizion lokal ai ka hedhur supozime se virusi në fjalë është i prodhuar në laboratore, vaksina kundër tij është prodhuar para virusit dhe do të jetë në dispozicion në fund të tetorit.

 
 

Top Channel

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 11:30