Koronavirusi anulon shumë dasma dibrane

Desk
By Desk April 25, 2020 19:12

Koronavirusi anulon shumë dasma dibrane

Shpresa e dibranëve është që një ditë e më parë të përfundojë kjo epidemi dhe organizatorët e dasmave të realizojnë martesat, synetet, fejesat dhe gëzimet e tjera familjare gjatë kësaj vere. Po ashtu kjo dëshirë është edhe dëshirë e mërgimtarëve, të cilët siç dihet – kanë anuluar prenotimet nga SHBA dhe shtete të Unionit Europian për të ardhur në vendlindje gjatë muajve maj dhe qershor.

Duke marrë parasysh se dibranët për shkak të migrimit të madh të popullatës, dasmat i caktojnë shumë muaj më parë, megjithatë – tani për shkak të virusit Covid-19, një pjesë e madhe e dasmave që ishin caktuar për këtë verë, janë anuluar. Pronarët e disa restoranteve thonë se anulimi i dasmave është sidomos për muajt qershor dhe korrik.

Dasmat dibrane dekadave të fundit realizohen gjatë verës. Shkaku kryesor është ardhja masive e mërgimtarëve nga SHBA, si dhe nga shtete të Unionit Europian gjatë verës. Pikërisht kjo situatë dikton edhe përfcaktimin e dasmave gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht. Kështu është çdo vit. Andaj edhe ardhja e tyre në vendlindje në një pjesë të mirë është anuluar për këtë verë.

Por, këtë vit – për shkak të pandemisë të koronavirusit, një pjesë e madhe e organizatorëve të dasmave kanë bë anulimin e tyre. Sipas tyre, dasmat në fjalë nuk mund të bëhen në këto kushte në të cilët jetojmë. Por, ata shpresojnë se ndoshta në muajin gusht do të ketë mundësi që gëzimet familjare të mbahen pikërisht në restorantet e shumta që janë në Dibër. Në bisedën që patëm me disa pronarë të restoranteve ose siç i quajnë sallone të dasmave, u informuam se rezervimet kanë filluar të anulohen, por që porositësit janë shprehur se anulimi duhet të jetë për muajin gusht.

Shpresa e dibranëve është që një ditë e më parë të përfundojë kjo epidemi dhe organizatorët e dasmave të realizojnë martesat, synetet, fejesat dhe gëzimet e tjera familjare gjatë kësaj vere. Po ashtu kjo dëshirë është edhe dëshirë e mërgimtarëve, të cilët siç dihet – kanë anuluar prenotimet nga SHBA dhe shtete të Unionit Europian për të ardhur në vendlindje gjatë muajve maj dhe qershor. Duhet theksuar se edhe pronarët e salloneve të dasmave janë korrekt dhe respektojnë kërkesat e organizatorëve dhe në asnjë moment deri tani nuk është vërejtur dëmtim në pagesat paraprake që kanë bërë dasmorët.

Mesatarisht, në Dibër gjatë verës organizohen mbi 300 dasma, synete dhe gëzime të tjera familjare. Edhe pse ka shumë sallone dasmash, ka pronarë të cilët janë duke ndërtuar restorante të tjera më moderne se ato që kanë pasur. Kjo tregon se ka përfunduar era e dasmave dibrane që bëheshin nëpër shtëpi dhe tani dasmat kryesisht bëhen në objektet në fjalë. (koha.mk)

Desk
By Desk April 25, 2020 19:12