Koronavirusi/ Italianët marrin “arratinë” pas dekretit për karantinë në të gjithë veriun

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 11:26

Koronavirusi/ Italianët marrin “arratinë” pas dekretit për karantinë në të gjithë veriun

Shpallja e dekretit nga ana e qeverisë së kryeministrit Conte për të vënë në kontroll koronavirusin duke vendosur në “karantinë” 15 provinca në veri ta Italisë duket se ka shkaktuar më shumë panik tek banorët e këtyre zonave.

Mijëra njerëz me çanta në duar iu janë drejtuar stacionave të trenave në Milano përpara se të bllokohej totalisht dalja e tyre nga zona e caktuar në dekret.

Një zemërim popullor ka shpërthyer në rrjet pas pamjeve të publikuara online ku shfaqen njerëz në nxitim për tu larguar nga veriu i Italisë. Njerëzit akuzojnë për paaftësi qeverinë pasi pikat kryesore të dekretit u bënë publike në shumë media përpara se ai të miratohej. Shumë prej tyre me ironi të thellë shkruajnë se tashmë virusi nuk mund të kontrollohet më dhe se ai është shpërndarë në të gjithë Italinë.

Një apel i menjëhershëm ka ardhur nga guvernatori i Emilia Romagnas i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë udhëtimin dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pasi rrezikojnë të përkeqësojnë situatën.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 11:26