Koronavirusi ka ulur për 50% krimin në rajonin e Pollogut

Desk
By Desk May 2, 2020 21:01

Koronavirusi ka ulur për 50% krimin në rajonin e Pollogut

Pandemia nga koronavirusi ka zvogëluar krimin në rajonin Tetovë-Gostivar. Nga vendimmarrja për lëvizje të kufizuar të qytetarëve, në zonën e mbuluar nga SPB Tetovë, duke mos llogaritur krimin “mos veprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, krimi i përgjithshëm është ulur për më shumë se 50 përqind, përcjell FLAKA.

Në krahasim me dy muajt e parë të vitit, një rënie prej më shumë se 40% është regjistruar në fushën e rendit dhe qetësisë publike dhe aksidenteve në trafik.

Në Pollog, SPB Tetovë ka inicuar gjithsej 163 kallëzime penale kundër 203 personave, deri më 27 prill, të cilët nuk e respektuan orën policore, apo në mënyra të ndryshme e kanë shkelur kufizimin e lëvizjes. FLAKA

Desk
By Desk May 2, 2020 21:01