Koronavirusi “shkarkon” dy drejtoresha

Koronavirusi “shkarkon” dy drejtoresha

Drejtoresha e klinikës për sëmundje të lëkurës  Nina Biljanovsa është infektuar nga koronavirusi që nga çastet e para të përballjes në RMV. Si pasojë, u përmend shkarkimi i sajë, pasi nuk bëri kujdes pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Itali. 

Pesë ditët e ardhshme rregullisht kishte ardhur në punë, gjë që bëri që shumë njerëz të rrethit të saj familjar dhe kolektiv të preken nga ky virus, shkruan Flaka 

“Do të merren masa për drejtoreshën, përgjegjësi do të ketë për të gjithë që nuk do të zbatoj masat e duhura”-tha mes tjerash Filipçe.

Ndërkohë sa i përket pacientes nga Struga e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, Filipçe paralajmëroi përgjegjësi. Fillimisht do të shkarkohet drejtoresha e spitalit, e më pas do të kërkohet përgjegjësi edhe nga të gjithë të cilët ishin të kyçur në këtë rast.

“Drejtoresha do të shkarkohet dhe do të vendoset drejtoreshë tjetër. Sot në inspektim janë inspektorati shtetëror shëndetësor, për ata të cilët kanë qenë pjesë e kësaj ngjarje dhe sipas informacioneve do të vendoset se çfarë masa do të ndërmerren për ato persona të cilat kanë qenë të kyçur në këtë process”, deklaroi Filipçe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Mars, 2020 21:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.