Kosova del në nxehje para ndeshjes me Malin e Zi

Kosova del në nxehje para ndeshjes me Malin e Zi

Kosova tashmë ka zbritur në “Fadil Vokrri” dhe lojtarët po bëjnë nxehjet e nevojshme para ndeshjes me Malin e Zi.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Në rrugën drejt realizimit të ëndrrave, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare dhe Kosova do të luajë me fanella të kaltërta.

Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Berisha; Rashica, Celina, Hadërgjonaj; Muriqi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 14, 2019 20:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA