Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvojat mes autoriteteve të Aviacionit Civil

Desk
By Desk 17 Prill, 2019 20:48

Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvojat mes autoriteteve të Aviacionit Civil

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë, Krislen Keri, ka pritur në një takim drejtorin e ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë, Krislen Keri, ka pritur në një takim drejtorin e ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, në takimin ku u diskutua për sfidat e përbashkëta që kanë autoritetet respektive dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Të dy rejtorët njoftuan se janë pajtuar që të bëhet shkëmbimi i eksperiencave në disa fusha të aviacionit.

Drejtori Berisha kërkoi që në të ardhmen punonjës së AAC të Kosovës, të marrin pjesë në aktivitetet e shumta që Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, zhvillon në bashkëpunim me organizatat partnere ndërkombëtare, për të cilat ka marrë edhe vlerësime të larta.

Kujtojmë se Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ditëve të fundit pati shumë kritika pas vjedhjes së 10 milion eurove në aeroportin e Tiranës.

Desk
By Desk 17 Prill, 2019 20:48