Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Kosova i përgjigjet Rusisë: Keni tendencë përçarëse për të penguar pajtimin me Serbinë

Kosova i përgjigjet Rusisë: Keni tendencë përçarëse për të penguar pajtimin me Serbinë

Redaksia

Prishtina ka reaguar një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova publikoi një fotografi me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’. Kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës sikur nuk i mjaftoi Zakharovës që u shpreh se përpjekja për të normalizuar në formë të përshpejtuar raportin mes Prishtinës dhe Beogradit, është shkatërruese.

“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, shkroi Zakharova në rrjetin social Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.

“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së.

Zakharova veç dialogut komentoi edhe situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas saj, rusët janë të brengosur me retorikën radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitores së Vetëvendosjes dhe si duket presin edhe reagim nga perëndimorët për këto “provokime” siç i quajnë./ Gazeta Ekspres

Continue Reading

Previous: Alma Lama drejtuar Kurtit: Letra e Erdoganit nuk duhet të merret si detyrim
Next: Weber: Merkeli duhet ta thotë publikisht atë që e tha Bideni, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Të ngjashme

517656-OrKY1awKv9 Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Redaksia
2 Sot në Skenderaj u vaksinuan kundër COVID-19 dy persona mbi 100 vjeçar

Sot në Skenderaj u vaksinuan kundër COVID-19 dy persona mbi 100 vjeçar

Redaksia
1 Spahiu pas letrës së Biden: Ndryshimi i kufijve tani është jashtë agjende

Spahiu pas letrës së Biden: Ndryshimi i kufijve tani është jashtë agjende

Redaksia

TË FUNDIT

Bajern-Munihu-fitore-ndaj-Leverkuzenit Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Uzuni-780x470 Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Xherdan-Shaqiri Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Chelsea's Olivier Giroud, center right, jumps for the ball with Brighton's Adam Webster during the English Premier League soccer match between Chelsea and Brighton and Hove Albion at Stamford Bridge Stadium in London, Tuesday, April 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein, Pool) Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Shalke-04 Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.