Kosova merr përkrahje nga Italia për Vettingun

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:38 Updated

Kosova merr përkrahje nga Italia për Vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Zëvendësministrin Blerim Sallahu, kanë pritur në një takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Ministrja Haxhiu fillimisht e ka uruar ambasadorin De Riu për detyrën e re duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Ministria e Drejtësisë me Ambasadën e Italisë në Kosovë.

Në takim me ambasadorin De Riu, ministrja Haxhiu shkëmbeu informacion mbi ecurinë e reformës në drejtësi, përkatësisht mekanizimin e vettingut i cili, sipas saj, do ta kthejë besimin me qytetarëve në sistemin  e drejtësisë.

Ministrja Haxhiu, poashtu e ka informuar ambasadorin lidhur me aktivitetet tjera, të cilat i bartë Ministria e Drejtësisë duke potencuar faktin se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Gjithashtu në këtë takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të shtetit Italian dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht në fushën e drejtësisë.

Ambasadori De Riu i shprehu ministres Haxhiu vlerësimin e tij për reformën e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë ndërsa theksoi se shteti italian do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës duke rikonfirmuar kështu bashkëpunimin e ngushtë  edhe në të ardhmen.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:38 Updated