Kosova mposhtët nga Rusia

Desk
By Desk March 6, 2020 20:18

Kosova mposhtët nga Rusia

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, është mposhtur nga Rusia, me rezultat 0-5, sonte në “Brita Arena” në Wiesbaden, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2021.

Vashat e skuadrës sonë, nuk ia dolën që të ndalin lojën e mirë të skuadrës ruse, e cila gjatë gjithë lojës kishte dominimin në terren.

Fillimi i Dardaneve nuk ishte i mirë pasi që Fjolla Shala shënoi autogol në minutën e parë, duke kaluar Rusinë në epërsi prej 0-1, ndërkaq Korovkina dyfishoi avantazhin e ruseve në 0-2, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishin ruset që diktonin lojën, madje, ia dolën që të shënojnë edhe tri gola, derisa futbollistet tona, krijuan disa raste, por asnjëherë nuk ia dolën që të prekin rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Kosova është pjesë e grupit A, me gjashtë pikë të tubuara, derisa vendi i parë është ‘betonuar’ nga vashat e Holandës, kurse, Rusia pas kësaj fitore, arrin në kuotën e nëntë pikëve.

Desk
By Desk March 6, 2020 20:18