Kosova nis procedurat e aplikimit për anëtarësim në BE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:22

Kosova nis procedurat e aplikimit për anëtarësim në BE

Kosova ka nisur procedurat e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE e ka miratuar sot qëndrimin zyrtar të vendit për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se anëtarët e komisionit diskutuan edhe për hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Njoftimi i plotë:

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt sot takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante. Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj.

Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:22

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...