Kosova rrezikohet nga trazirat sociale, paralajmërohet grevë tjetër!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 09:35

Kosova rrezikohet nga trazirat sociale,  paralajmërohet grevë tjetër!

Po bëhet një muaj që kur sektori publik hyri në grevë. Por duket se kjo nuk do të jetë greva e vetme. Edhe sindikata e sektorit privat dhe Sindikata e KEK-ut lanë të hapur mundësinë që të përfshihen në grevë.

Kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat kanë qenë vazhdimisht të diskriminuar.

“Ngritja e pagës vazhdon të jetë një nga kërkesat kyçe edhe e Sindikatës së KEK-ut. Por, përpos kësaj ata kërkojnë edhe të rritet pagesa për shujta, thëngjilli të shpërndahet falas për këta punëtorë dhe kërkojnë marrëveshjen kolektive. Në të kundërtën, siç thanë, në Sindikatën e KEK-ut, greva do të jetë e pashmangshme”, tha Azemi, për RTV21.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se nuk do të shkojnë drejtpërdrejt në grevë, duke parë gjendjen aktuale në Kosovë. Por, ai tha se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, nuk e përjashton mundësinë që edhe punëtorët e KEK-ut të futen në grevë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 09:35

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare