Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Kosova “shpëton” zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Kosova “shpëton” zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka anuluar tenderin për furnizim me UHV llamba për zgjedhjet presidenciale, për arsye se kompania e cila ka fituar tenderin, ka dorëzuar në KSHZ llamba me dritë të thjeshtë ngjyrë vjollce, por pa UHV reflektim që tregon se një votues ka votuar njëherë. E gjendur në një situatë të tillë, ku brenda një jave duhet të mbahen Zgjedhjet Presidenciale, KSHZ shpëtim ka gjetur te KSHZ e Republikës së Kosovës, nga e cila ka huazuar 1500 llamba UHV.

“KSHZ ka në dispozicion numër të konsiderueshëm të llambave, të cilat do të përdoren ditën e zgjedhjeve. Kemi bashkëpunim edhe me KSHZ-në e Republikës së Kosovës, nga të cilët kemi huazuar 1500 llamba ultra violete, dhe gjithsej kemi rreth 8 mijë llamba, të cilat janë në gjendje të mirë, gjendje të sigurt dhe ato do të përdoren ditën e zgjedhjeve. Informacionet tuaja që i keni lidhur me UHV llambat i keni pjesërisht të sakta. Sa i për ketë gabimit që është bërë nga kompania, e cila e mori faktikisht Furnizimin Publik, mirëpo ato llamba nuk i pranoj KSHZ-ja. Do të përdoren llambat, të cilat i disponojmë, do të përdoren edhe llambat të cilat janë të huazuara nga KSHZ-ja e Kosovës. Këtë do ta konfirmoni edhe vet ju në terren. Nuk do të ketë asnjë lloj problemi, janë çështje teknike me kompaninë e cila është dashur të sigurojë llambat të ndryshme nga këto që janë aktualisht, mirëpo ato llamba nuk do të përdoren sepse KSHZ-ja as që i ka pranuar nga kompania”, deklaroi për gazetën KOHA, Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Të pyetur nga gazeta KOHA se a është anuluar tenderi për furnizim me UHV llamba, në KSHZ u përgjigjen se është anuluar vetëm pjesa e llambave. Nga këtu mund të konstatojmë se kompania në fjalë emrin e së cilës, nuk deshën ta bëjnë publike nga Komisioni i Zgjedhjeve, ka marrë tenderë edhe për furnizime tjera përveç llambave UHV. (koha.mk)

 

Continue Reading

Previous: Edhe “Viberi” pjesë e procesit zgjedhor
Next: Pendarovski me porosi për rininë: Zgjidhni ardhmëri të sigurt

Të ngjashme

Boris-Trajkovski_Vaksina Nis vaksinimi masiv në vend

Nis vaksinimi masiv në vend

Linda Limani
kuvend-1-780x470 Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

Redaksia
thumbnail_4-1-780x470 Arriti dërgesa e dytë me vaksina ruse

Arriti dërgesa e dytë me vaksina ruse

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.