Kosova trend në Twitter, pas zhvillimeve në veri të vendit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 20:33

Kosova trend në Twitter, pas zhvillimeve në veri të vendit

Zhvillimet në veri të vendit, bënë që termi “Kosovo” të bëhet trend global në rrjetin social Twitter.

Ky term u përdorë nga përdoruesit disa qindra-mijëra herë brenda pak orëve, nëpërmjet postimeve në rrjetin social.

Në anën tjetër, në një web-faqe ku listohen trendet në Twitter në mbarë botën, termi “Kosovo” renditet në vendin e 11-të, megjithatë lista përditësohet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndryshe, Kosova ka mbyllur vendkalimet kufitare me Serbinë përkatësisht atë në Bërnjak dhe Jarinë për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.

Ata janë shprehur të pakënaqur me masat e paralajmëruara të reciprocitetit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 20:33