Kosovarët s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:04

Kosovarët s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

Qeveria suedeze ka vazhduar ndalimin e udhëtimit për në Suedi, nga vendet jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, në të cilin vendim përfshihen edhe shtetasit kosovarë.

Ky ndalim i hyrjes bazohet në një rekomandim të Këshillit të Ministrave të BE-së i vlefshëm për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë me koronavirus, kështu që zgjatja është në përputhje me rekomandimin.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021. Ndërkaq, ndalimi i hyrjes në Suedi për udhëtarët nga vendet brenda BE-së është zgjatur deri më 30 nëntor 2021.

Për të udhëtuar në Suedi nga këto vende, duhet të jeni ende në gjendje të tregoni një certifikatë digjitale të BE-së për COVID-19 ose certifikatë ekuivalente që deklaron se ose jeni vaksinuar kundër COVID-19, keni dalë negativ brenda 72 orëve para mbërritjes ose jeni shëruar nga COVID-19 brenda 6 muajve.

Sikur edhe më herët, personat që udhëtojnë nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi të hyrjes dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë të paraqesin një certifikatë kur hyjnë në Suedi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:04
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.