Kosovari gati të largohet, 4 klube pas Muriqit

Desk
By Desk April 29, 2020 20:46

Kosovari gati të largohet, 4 klube pas Muriqit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po mendon largimin nga Fenerbahçen. Ai nuk do të vazhdojë të luajë me Fenerbahçen pas merkatos së verës, pasi dëshiron të bëjë një hap të madh në karrierë.

Shtatlarti Kosovar ka disa ekipe pas vetes, pasi e duan në Angli. Barnli dhe Lesteri ka shfaqur shumë interes për lojtarin, ndërsa në Itali ka ekipe të tjera që e duan.

Sampdoria dhe Lazio janë dy ekipet që e duan në Itali. Lojtari është duke parë mundësinë e tij më të mirë. Ende nuk dihet ekipi i ri, por i sigurt është fakti se do të largohet nga Turqia.

Desk
By Desk April 29, 2020 20:46