Kosovë, 25 subjekte synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Kosovë, 25 subjekte synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  në Kosovë kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Certifikimi i tyre fillon sot, kurse pritet që të përfundojë të martën, bëjnë të ditur nga KQZ, duke theksuar se mund të ketë edhe moscertifikim të ndonjë subjekti apo kandidati nëse nuk i plotësojnë kriteret ligjore.
Më 17 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Po ashtu në rrjedhë e sipër është edhe regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës që përfundon të martën. Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas listës preliminare, të drejtë vote kanë një milion e 972 mijë e 466 votues.
Siç është bërë e ditur nga ana e partive, në garë për postin e kryeministrit janë: Vjosa Osmani nga LDK, Albin Kurti nga Vetëvendosje, Kadri Veseli nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 9, 2019 19:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA