Kosovë, 63 pacientë po trajtohen në Infektive me CoVid-19

Desk
By Desk April 16, 2020 10:06

Kosovë, 63 pacientë po trajtohen në Infektive me CoVid-19

Në Klinikën Infektive të QKUK, janë të hospitalizuar gjithsej 63 pacientë me Covid- 19.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se 50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik”.

Bëhet e ditur se sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor, transmeton Klan Kosova.

Desk
By Desk April 16, 2020 10:06