Kosovë/ Në Klinikën Infektive 55 persona me COVID-19, një në gjendje kritike

Desk
By Desk April 27, 2020 13:28

Kosovë/ Në Klinikën Infektive 55 persona me COVID-19, një në gjendje kritike

Në klinikën Infektive të hospitalizuar në Kosovë me COVID-19 janë 55 raste, ndërsa prej tyre një pacient është në gjendje kritike.

Në njoftim bëhet e ditur se nga 57 rastet e hospitalizuar në Infektivë, 55 janë me COVID-19.

Nga pacientë me COVID-19, 45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 763 numrin e personave të infektuar në Kosovë, ndërsa janë 21 viktima si dhe 166 persona të shëruar.

Top Channel

 
 
Desk
By Desk April 27, 2020 13:28