Kosovë, Qeveria jep 13 mijë euro për bustin e Robert Dole

Desk
By Desk December 17, 2019 20:14

Kosovë, Qeveria jep 13 mijë euro për bustin e Robert Dole

Dymbëdhjetë mijë e 725 euro janë ndarë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për ngritjen e bustit të Senatorit Robert Dole, në rrugën me emrin e njëjtë, në Prishtinë.

Në njoftimin për media nga Qeveria, thuhet se ky bust do të ngrihet si shenjë respekti ndaj kontributit të Senatorit dhe raportit të fuqishëm ndërmjet SHBA-së e Kosovës.

“Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë për ngritjen e bustit të senatorit Robert Dol, janë ndarë mjete financiare në vlerë 12, 725.12 euro. Mjetet do të përdoren për ngritjen e bustit të Senatorit Robert Dole, në rrugën Robert Dole në Prishtinë, si shenjë respekti ndaj kontributit të Senatorit dhe raportit të fuqishëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë për vendimet e mbledhjes së 115-të.

Desk
By Desk December 17, 2019 20:14